Shqipëria nuk është përfshirë në listën e vendeve për të cilat hapen kufinjtë e jashtëm të Bashkimit Europian prej 1 korrikut. Në këtë listë nuk bëjnë pjesë as Maqedonia e Veriut, as Kosova dhe as Bosnjë-Hercegovina.
Shqiptarët duhet të presin edhe dy javë për të mësuar nëse do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian.
Gazetarja Erisa Zykaj raporton nga Brukseli për abcnews.al se lista që pritet të miratohet me shumicë të cilësuar nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian sot përfshin 14 shtete: Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai.
Duket se Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovinë nuk kanë përmbushur kriterin e pasjes më pak se 16 raste me COVID-19 për 100.000 banorë në dy javët e fundit.
