Ministria e shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima të tjera nga koronavirusi. Raportohet se viktimat janë një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, në spitalin infektiv, që megjithë trajtimin intensiv në reanimacion nuk ka mundur te mbijetojë, dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni.
Sipas Ministrisë, 1 nga viktimat që ka humbur jetën, pacienti nga Durrësi, ka patur edhe sëmundje të tjera shoqëruese ndërkohë që për 78-vjeçaren nga Tirana nuk është raportuar për sëmundje të tjera.
