Nga Shqipëria / E Hënë 29 Qershor 2020, 10:10

E fundit/ 64 raste të reja në vendin tonë, këto janë 2 qytetet më të prekura

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 371 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 64 persona me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste përkatësisht në Kukës dhe Pukë, 2 raste në Kurbin dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Aktualisht në spitalin Infektiv janë 84 pacientë të shtruar, 11 prej tyre në terapi intensive, 2 të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 54 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1438.

Në vendin tonë janë 970 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.