Nga Shqipëria / E Diel 28 Qershor 2020, 23:11

Ardit Gjebrea përlotet në emision: Këto janë të këqijat kur je live

Sot ishte finalja e rubrikës "Power Kidz" në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Fitues u shpall Joeli, por përpara kësaj nuk munguan momentet prekëse. Teksa Joeli po shikonte një video-mesazh të nënës së tij, ai u prek nga fjalët e bukura të së ëmës dhe u përlot.

Bashkë me të nuk i mbajti lotët as moderatori Ardit Gjebrea. Arditi kujtoi nënën e tij të ndjerë, që u largua nga jeta rreth 2 vite më parë. Të pranishëm në program ishin edhe bashkëshortja e tij me vajzën, të cilat e duartrokitën.

"Këto janë të këqijat kur je live në program", tha moderatori me lot në sy duke u munduar të kalojë këtë moment.