Margaret ishte në një takim me Rexhepin këtë puntatë të "Përputhen". Takimi shkoi shumë mirë e madje Margaret u shpreh se ky ishte takimi më i mirë që ka bërë që prej ardhjes në “PërPuthen”.

Teksa gjërat janë duke shkuar në rrugë të mbarë, dyshja biseduan për plane afatgjata, mes të cilave ishte dhe martesa. Margaret e pyet Rexhepin se ku do të jetojnë nëse do të krijojnë një lidhje bashkë dhe a është ai i gatshëm për të jetuar me të në Tiranë.

“A do të vish kollovar këtu”, pyet Margaret. “Pse jo”, u përgjigj Rexhepi.



