Nga Shqipëria / E Diel 28 Qershor 2020, 18:06

Rudina Hajdari flet për gafat në parlament: Mendimet më vinin anglisht

Deputetja opozitare Rudina Hajdari ishte e ftuar sot në "E diell", ku zbuloi më shumë për veten e saj dhe foli si rrallëherë për jetën private. Deputetja u ndal edhe tek "gafat" e saj që dikur bënin xhiron e rrjetit. 

Hajdari tha se kanë ndodhur për shkak se shumë vite ka jetuar në Amerikë por edhe prej faktit që kishte shumë emocione.

Ajo shtoi se ka punuar shumë me veten që të përmirësohej në këtë aspekt.

“Kam pasur shumë emocione në fillim. Edhe mendimet më vinin anglisht. Edhe ëndrrat i shikoj anglisht. Gjithsesi kam punuar shumë me veten, kam praktikuar shumë dhe e dija që ajo ishte pika më e dobët.Në fillim mërzitesha shumë. Më pas më thonin sa më shumë përflitesh aq më mirë është. I futa një mendje të lehtë”, tha deputetja.