Nga Shqipëria / E Diel 28 Qershor 2020, 17:05

Shoferët e autobusëve ankohen: Udhëtojmë bosh, po falimentojmë

Transporti Publik Ndërqytetas është rihapur që prej 23 qershorit, por  lëvizjet e qytetarëve duken të pakta, siç shihet tek Terminali Ndërqytetas i Veriut dhe Jugut pranë Kthesës së Kamzës.

Drejtuesit e autobusëve shprehen për "Abc News" se kanë udhëtuar me fare pak pasagjerë për në drejtim të Tiranës. Nga një kapacitet me 20 pasagjere, mezi kane gjetur deri ne 4 persona. Problem tjetër në këtë terminal është se shoferët dhe udhëtarët qëndrojnë për orë të tëra në diell.

Ndërkohë qytetarët e Tiranës vijojnë të jenë të penalizuar pasi transporti urban qytetas nuk është funksional dhe ende nuk ka një datë për rinisjen e tij.