Nga Shqipëria / E Diel 28 Qershor 2020, 16:04

E fundit/ Humb jetën nga koronavirusi një pacient tek Infektivi

Një pacient që po trajtohej në terapi intensive në spitalin Infektiv ka humbur sot betejën me Covid-19. Pacienti 70-vjeçar nga Shkodra, i konfirmuar me Covid-19 vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar në spital prej disa ditësh në gjendje të rëndë, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

70-vjeçari është pacienti i tretë që humbet jetën brenda 24 orëve të fundit. Numri total i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 56.

Ministria e Shëndetësisë bën apel që qytetarët të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë se shëndetësisë: 

Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.

Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pÄ?r të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.