Një pacient që po trajtohej në terapi intensive në spitalin Infektiv ka humbur sot betejën me Covid-19. Pacienti 70-vjeçar nga Shkodra, i konfirmuar me Covid-19 vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar në spital prej disa ditësh në gjendje të rëndë, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
70-vjeçari është pacienti i tretë që humbet jetën brenda 24 orëve të fundit. Numri total i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 56.
Ministria e Shëndetësisë bën apel që qytetarët të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.
Njoftimi i Ministrisë se shëndetësisë:
Një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.
Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.
70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pÄ?r të kufizuar përhapjen e COVID19.
Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.
