Nga Shqipëria / E Diel 28 Qershor 2020, 16:04

Antoneta largohet nga 'Përputhen', ja vendimi që mori në lidhje me Anduelin

Antoneta Koci ka mbyllur sot rrugëtimin e saj në rubrikën "Përputhen". Ajo nuk ka mundur ta gjejë dashurinë dhe si rrjedhojë është larguar e vetme dhe jo çift.

Javën e shkuar Antoneta refuzoi Lulzimin dhe nisur nga kjo fansat kishin shpresa që ajo t'i jepte një mundësi Anduelit. Mirëpo dyshja realizuan takimin e tyre të fundit dhe Antoneta refuzoi t'i jepte një mundësi.

Tashmë të dy janë larguar nga emisioni por në rrugë të ndara. Antoneta u shpreh se ka parë te Andueli shumë cilësi që janë për t'u vlerësuar por megjithatë nuk ka ndjenja të tjera.