Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Qershor 2020, 23:11

Deputeti socialist bën testin e Covid me lëpirëse, gazetari i ngre kurth: E ndjen shijen?

Deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini ka rënë në grackën e një kamere të fshehtë nga gazetari i njohur Ismet Drishti.

Drishti u paraqit si mjek para deputetit. Gazetari i dha një lëpirëse dhe i tha se duhet të provojë shqisën e tij të shijes për të kuptuar nëse është i infektuar me Covid-19, 

Deputeti socialist e mori me sportivitet grackën e Drishtit dhe gjithçka u xhirua nga kamera e fshehtë.