Numri i viktimave nga Koronavirusi në vendin tonë po rritet ndjeshëm. Për dy ditë rradhazi, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se kanë humbur jetën dy pacientë te Infektivi.
"Një 70 vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana, të konfirmuar me Covid19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë kujdesin e mjekëve dhe terapinë intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve", ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
