Nga Shqipëria / E Diel 28 Qershor 2020, 11:11

E fundit/ 72 raste të reja me Koronavirus në vendin tonë, 19 vetëm në këtë qytet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije brenda 24 orëve të fundit janë testuar 374 të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 72 raste të reja. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.