Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Qershor 2020, 23:11

Tragjike/ Muzikanti shqiptar ndërron jetë në të njëjtën ditë me vëllain

Dy vëllezër shqiptar nga Suhareka e Kosovës kanë ndërruar jetë brenda 24 orësh. 

Myslim Hasani, 54-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër. Ende pa e përcjellë për në banesën e fundit, ka ndërruar jetë edhe i vëllai. Ky i fundit njihet në trojet kosovare edhe si muzikant i muzikës rapsodike.

Mediat kosovare shkruajnë se dy vëllezërit ishin mjaft të lidhur me njëri-tjetrin. Mylsim dhe Imer Hasani kishin vetëm katër vite diferencë.

Ata u përcollën për në banesën e fundit në Suharekë dhe pandemia pengoi që të merrte pjesë në ceremoni edhe vëllai i tyre tjetër, i cili jeton jashtë.

Burimi: abcnews.al