Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Qershor 2020, 22:10

E harruan virusin: Të rinjtë tërbohen me festa, alkool e skena të nxehta

Në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qindra të rinj janë mbledhur për të festuar në një ishull të vogël festën vjetore të Jobbie Nooner.

Ndonëse në mes të pandemisë së koronavirusit, të rinjtë nuk kanë ndalur së festuari me alkool, muzikë e bikini.

Ata kanë shpërfilluar këshillat e mjekëve duke mos mbajtur as distancë e as maska. 

Ndërkohë SHBA është vendi më i prekur për momentin nga Covid-19.