Kryepeshkopi Anastas Janullatos është shtruar me urgjencë në spital pasi ka pësuar një atak kardiak në zemër. Agjencia e lajmeve kishtare raporton se kryepeshkopi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ai ka vendosur dy stenda në zemër dhe tashmë është në gjendje më të stabilizuar.
Sipas Romfea.gr, Janullatos tashmë 90-vjeç, kishte shfaqur probleme me zemrën përgjatë kohëve të fundit.
