Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotem në Lecco të Italisë. Dy binjakë 12-vjeçarë, vajzë dhe djalë, janë gjetur të vdekur në një ndërtesë apartamentesh.

Mediat italiane raportojnë se fëmijët janë mbytur nga i ati, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Pasi ka kryer krimin monstruoz, ai ka bërë vetëvrasje. Policia ka gjetur trupin e tij jo larg ndërtesës ku ka ndodhur tragjedia.

Sipas njoftimit të policisë, shkak është bërë ndarja nga bashkëshortja. Për t'u hakmarrë nga ajo, burri ka vrarë dy fëmijët e tyre. Dy binjakët janë gjetur të pajetë nga e ëma, e cila kishte ardhur me urgjencë pas një mesazhi nga ish-i shoqi, ku shkruhej: "Nuk do t'i shohësh kurrë më fëmijët e tu".
Burimi: "internapoli.it"

