Këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka zyrtarizuar së fundmi lidhjen e saj të re. Të premten ajo ka festuar 27-vjetorin dhe në ditën e saj të veçantë publikoi fotot e para pranë të dashurit, Dalton Gomez.

Ai është agjent i pasurive të patundshme. Lidhja e tyre është zbuluar gjatë karantinës, në videoklipin e këngës "Stuck with you", Ariana u shfaq në fund duke kërcyer pranë tij.

Marrëdhënia e tyre duket se po ecën në hapat e duhur dhe dyshja shihen shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.






