Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Qershor 2020, 13:01

E rëndë/ Gjendet i mbytur një person në Kavajë

Mëngjesin e sotëm është gjetur një person i pajetë në Kavajë, te Përroi Leshniqës Qerret. Ai ndodhej rreth 200 metra nga bregu i detit dhe është vënë re nga peshkatarët e zonës.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes./ "Abc News"