Ambasadorët e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian kanë diskutuar për më shumë se gjashtë orë në lidhje me hapjen e kufijve, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar mbrëmjen e djeshme më Bruksel.
Pas mbledhjes, Bashkimi Evropian ka vendosur të mos i hapë kufijtë e jashtëm për vendet e Ballkanit Perëndimor pas 1 Korrikut. Përjashtim bëjnë vetëm dy shtete, Mali i Zi dhe Serbia.
Kufijtë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën do vazhdojnë të jetë i mbyllur. Vendimi është marrë duke marrë parasysh situatën epidemiologjike të Koronavirusit, e cila është përkeqësuar ndjeshëm.
Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, ka qënë ai që të ketë pasur më pak se 16 raste për 100.000 banorë në dy javët e fundit. Megjithatë për një kategori të konsiderueshëm të qytetarëve nuk do të duhej të vlejnë kufizimet, Si shembull, përmenden udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, pastaj për diplomatët dhe punëtorët shëndetësorë.
Po ashtu, kufizimet nuk do të hiqen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të hiqen për Kinën. Ato kanë marrë parasysh vetëm kriteret reale që kanë të bëjnë me rrezikun nga pandemia.
Burimi: "Ballkan Web"
