Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre persona me Koronavirus në Kosovë.
Mbrëmjen e djeshme, dy pacientë nga Prizreni kanë humbur jetën në Klinikën Infektive. Viktimat vuanin dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Mëgjesin e sotëm ka humbur jetën një tjetër pacient. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar nga Suhareka.
