Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Qershor 2020, 11:11

E rëndë/ Tre persona në Kosovë humbin jetën nga Koronavirusi

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre persona me Koronavirus në Kosovë.

Mbrëmjen e djeshme, dy pacientë nga Prizreni kanë humbur jetën në Klinikën Infektive. Viktimat vuanin dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Mëgjesin e sotëm ka humbur jetën një tjetër pacient. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar nga Suhareka.