Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Qershor 2020, 10:10

Rëndohet bilanci/ Dy pacientë te Infektivi humbin jetën nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë me Koronavirus te Infektivi. Bëhet fjalë për një 59-vjeçare nga Lushnja dhe një 77-vjeçar nga Vlora, të cilët vuanin dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese.

“Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i viktimave nga Koronavirusi në vend ka shkuar në 53. Përsa u përket rasteve të reja në 24 orët e fundit janë testuar 355 persona të dyshuar me Koronavirus, prej nga të cilëve janë konfirmuar 61 raste të reja.