Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Qershor 2020, 10:10

E fundit/ 61 raste të reja në vendin tonë, këto dy qytete kanë numrin më të lartë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se brenda 24 orëve janë testuar 355 persona të dyshuar me Koronavirus, prej nga të cilëve janë konfirmuar 61 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 raste në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast në Sarandë, Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirëditë, Kamëz, Fushë-Arrëz, Selenicë dhe Belsh.

Numri i të shtruarve në spital vijon të rritet, ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre në terapi intensive dhe dy të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit 48 qytetarë janë shëruar.