Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Qershor 2020, 09:09

E fundit/ Kampioni i botës së futbollit infektohet nga Koronavirusi

Ish-futbollisti dhe menaxheri argjentinas, Carlos Bilardo, i cili drejtoi Argjentinën drejt fitores në Kupën e Botës 1986, është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur një burim i afërt me familjen e tij për "Reuters".

"Ata i bënë testin dhe rezultoi pozitiv. Megjithatë ai nuk ka treguar simptoma dhe është mirë", ka treguar burimi. 82-vjeçari jeton në një azil pleqsh në Buenos Aires që nga viti 2018.

Bilardo njihet si kampion, i cili e ka drejtuar Argjentinën në dy kampionate botërore. Në vitet 1968-1970 ka fituar tre tituj të "Copa Libertadores", si lojtar me Estudiantes.