Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Qershor 2020, 09:09

Nuk fshihen më, Oriola dhe Erosi i shprehin dashurinë publikisht njëri-tjetrit

Gjatë periudhës së karantinës u zbulua lidhja e modeles Oriola Marashi me futbollistin Eros Grezda. Fillimisht dyshja preferuan ta mbanin larg vëmendjes së mediave dhe publikut historinë e tyre, mirëpo tani duket se nuk po fshihen më.

Oriola ka postuar një foto në profilin e saj të Instagramit, në të cilën ka pozuar me disa limona. "O lulija jonë me limona", shkruan ajo. Fotos në fjalë nuk i ka rezistuar dot Erosi, i cili i ka thënë publikisht në komente: "Limonada ime". Modelja i është përgjigjur duke e quajtur "Mbreti im", me emoji.

Siç duket, Erosi dhe Oriola kanë vendosur ta shfaqin hapur në publik dashurinë e tyre. Kujtojmë se në rrjet përflitet se dyshja janë fejuar, duke marr shkas nga unaza e fejesës në dorën e modeles.