Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri ka nisur pushimet. Ajo nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale, madje është shfaqur si kurrë më parë.

Anxhela ka publikuar së fundmi një foto, ku siç duket sapo ka dalë nga deti, me flokët e lagur dhe pa asnjë grimcë make upi. Këngëtarja ka zbuluar për herë të parë se fytyra e saj është e mbushur me quka, të cilat i shkojnë shumë.

Kujtojmë se Anxhela është mjaft aktive me projekte muzikore dhe shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.





