Arben Mevlani, i ati i blogeres së njohur, Arminës feston sot ditëlindjen. E bija ia ka zbukuruar ditën, me anë të një urimi shumë të veçantë në rrjete sociale.

Armina ka publikuar në Instagram një foto ku shihet pranë familjes dhe i ka dedikuar fjalët më të ndjera. Blogerja shkruan se i ati e ka mësuar si ta shikojë çdo gjë si art dhe e ka mbushur me dijet e tij.

"Ba ti sot ke ditelindjen tende dhe sme besohet sa shpejte vitet kalojne , por di te them qe ti je si vera , me kohen je bere edhe me i bukur ,edhe me me shije ,edhe me i mire . Ti dhe mami per mua keni qene dhe jeni gjithcka si femije i vetem qe jam,ndaj ju dua me shume sa fjalet mund te pershkruajne.
Ti ba me mesove sesi te kem sy te shoh gjerat ndryshe, t'i shoh me art brenda, t'i shijoj me pasion,ti ndjej me dashuri. Me bere te shoh gjithcka si art, me mbushe me dijet e tua dhe librat me te bukur qe kam lexuar, ato libra qe sot me kane bere kjo qe jam. Me mesove te jetoj e lire,te mos kem frike...me dhe besim ...me le te jem vetvetja e mos fshihem pas askujt.
Sot ne pervjetorin vjetorin tend te ditelindjes lutem te te kem sa me gjate prane, lutem qe te ti shoh syte e bukur vetem te qeshur. Do ngrejme dolli per ty ashtu sic i pershkruan autori yne i preferuar Remark Te dua shume. Gezuar diten e lindjes ba. Pergjithmone do te jem armina jote e vogel", ka shkruar Armina.





