Nga Shqipëria / E Premte 26 Qershor 2020, 18:06

Tragjike/ E qëlluan me armë zjarri, humb jetën reperi i njohur

Reperi i njohur Lawrence Franks Jr, i njohur për "Pop, Lock and Drop it" ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare. Mediat e huaja kanë raportuar se reperi është vrarë të enjten, gjatë një atentati të dyfishtë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në St Louis, pranë një rezidence në Kinloch. Franks Jr është dërguar menjëherë në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë sapo ka arritur.

Policia ka njoftuar se reperi është qëlluar një herë dhe po punon në zbardhjen e ngjarjes, mbi autorët dhe shkaqet.