Nga Shqipëria / E Premte 26 Qershor 2020, 18:06

Shtyhet sërish vendimi: Greqia nuk hap kufirin me Shqipërinë

Zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile Nikos Kardhalias ka bërë të ditur se qeveria greke ka vendosur të shtyjë për disa ditë hapjen e kufijve tokësorë me Shqipërinë. Ky vendim është marrë në një kohë ku në Shqipëri janë shtuar rastet e reja të të infektuarve me koronavirusin Covid-19.

Kardhalias tha gjatë deklaratës së tij në një inspektim në aeroportin e Janinës, se Greqia nuk është ende gati të hapë kufijtë tokësorë me Shqipërinë më datë 1 korrik.

Kufiri me Greqinë ishte parashikuar që të hapej me 15 qershor por më pas u shty në 1 korrik. Sot kjo datë është shtyrë sërish.

Burimi: Topchannel