Nga Shqipëria / E Premte 26 Qershor 2020, 18:06

Nga inati se kthehet vonë në shtëpi, Blerina Bombaj ia punon keq bashkëshortit

Dietologia e njohur, Blerina Bombaj ishte pasditen e sotme e ftuar në emisionin "Ftesë në pesë". Gjatë intervistës ajo ka zbuluar më shumë rreth marrëdhënies me partnerin.

Blerina ka zbuluar se një mbrëmje "e ka gënjyer" të shoqin, duke i thënë se do dilte në orët e vona, nga inati që ai kthehej vonë në shtëpi.

"Më thotë djali si fillim, se ai nuk më pa. Më thotë "Ku po shkon ti ma?" dhe unë me zë të lartë i them që do dal. Dëgjohet një zë nga salloni: "Ça ore? Ku do shkosh ti?" Do dal i thashë, do dal, a vjen ti vetë në orën 10 të darkës në shtëpi, dhe unë do dal me një shoqe timen. Ngeli edhe unë dola, dola dhe s'kisha ku të shkoja, nuk kisha kë të telefonoja se ishte diçka e momentit, thashë dhe unë po ia bëj kështu. Bëra një xhiro në Tiranë me makinë dhe u ktheva në shtëpi", tregoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

E sinqertë si Blerina Bombaj, si “ia punoi” bashkëshortit nga inati #Ftesënëð??

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on