Nga Shqipëria / E Premte 26 Qershor 2020, 18:06

Si dy pika uji: Dojna Mema prezanton motrën dhe i bën dedikimin emocionues

Dojna Mema, moderatorja e “Pop Culture” është gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe jeta e saj private nuk ka mbetur pa u komentuar. Ditën e sotme Dojna na ka prezantuar me motrën e saj të vogël, e cila feston ditëlindjen.

Me rastin e ditëlindjes, Dojna i ka bërë një urim emocionues Mikelës duke u shprehur se e ka dritë të syve.

“Gëzuar ditëlindjen drita e syve të mi”, shkruan Dojna krah fotos ku shfaqet me motrën, e cila ka të njëjtat tipare të bukura si moderatorja.

Në një tjetër postim Dojna shkruajti për të motrën: “Më shumë se cdo gjë në botë të kam ty”.