Çifti shumë i dashur për publikun, Fatma dhe Alfio u bënë prindër për herë të parë me datë 18 Janar. Në jetë erdhi vogëlushi Noah, i cili iu ka ndryshuar jetën.

Që nga ai moment dyshja nuk i kanë kursyer fotot pranë të voglit në rrjete sociale. Së fundmi, Alfio ka publikuar foton më të ëmbël pranë të birit, duke zbuluar disi portretin e tij dhe duke treguar se kanë filluar që tani të vishen njëlloj.

Alfio ka pozuar me Noah në krahë dhe të dy janë veshur me të bardha. “Unë dhe Noah, matchy-matchy”, ka shkruar ai krahas fotos. Fytyra e Noahs duket në pjesën e xhamit që ndodhet pas Aflios, njëjtë siç duket dhe Fatma që po bën foton.








