Nga Shqipëria / E Premte 26 Qershor 2020, 13:01

Vdekja e 34-vjeçares: Del pozitiv babai i viktimës, bëjnë testin edhe ata që shkuan në varrim

Diten e djeshme Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se një 34-vjeçare e infektuar nga Covid-19 dhe me sëmundje bashkëshoqëruese ka ndërruar jetë. 34-vjeçarja nga Librazhdi ishte shtruar në spitalin infektiv prej disa ditësh dhe ishte e intubuar. 

Sot Ministria e Shëndetësisë konfirmoi një rast të ri me koronavirus në Librazhd. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se i infektuari i ri është babai i 34-vjeçares që humbi jetën tek spitali Infektiv.

Mësohet se tamponi u është marrë të gjithë familjarëve të viktimës dhe ka rezultuar pozitiv vetëm babai.

Ndërkohë, testi do u nënshtrohet edhe edhe personave që kanë qenë në varrimin e 34-vjeçares.