Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 402 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 77 persona me Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 28 raste, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.
Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.
Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare.
Aktualisht në spitalin Infektiv janë 87 pacientë të shtruar, 15 prej tyre në terapi intensive, 2 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 48 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1298.
Në vendin tonë janë 920 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.
