Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ka goditur pak më parë Turqinë. Nga të dhënat paraprake nga stacionet gjeologjike ndërkombëtarë mësohet se tërmeti pati një thellësi 2 kilometra duke u ndjerë i fuqishëm në sipërfaqe.

Tërmeti goditi zonën e Manisas, i njëjti vend ku ra edhe tërmeti i janarit që shkaktoi dëme materiale.

