Nga Shqipëria / E Premte 26 Qershor 2020, 10:10

E fundit: Tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ka goditur pak më parë Turqinë. Nga të dhënat paraprake nga stacionet gjeologjike ndërkombëtarë mësohet se tërmeti pati një thellësi 2 kilometra duke u ndjerë i fuqishëm në sipërfaqe.

Tërmeti goditi zonën e Manisas, i njëjti vend ku ra edhe tërmeti i janarit që shkaktoi dëme materiale.