Nga Shqipëria / E Enjte 25 Qershor 2020, 23:11

'Duhet të jemi të shqetësuar në maksimum', Pipero jep lajmin e rëndësishëm

Mjeku Pëllumb Pipero dha mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin "Opinion". Ai foli rreth situatës aktuale të Koronavirusit, duke treguar se shtimi i rasteve të reja është përtej pritshmërive.

Pipero tha se duhet të jemi shumë të shqetësuar dhe të tregohemi të kujdesshëm, pasi rreziku nga Koronavirusi është njëlloj.

“Ishte e pritshme që pas hapjes të kishim një shtim të rasteve, por është përtej prishtmërive tona. Është një lajm që duhet konsideruar shqetësues dhe duhet të jemi të shqetësuar në maksimumin e mundshëm. Të gjithë qyetarët duhet të tregohen të kujdeshshëm. Rreziku nga sëmundja është njëlloj. Nëse ne prekimi nga COVID -19, nëse ne jemi moshë e thyer, kemi sëmundje kronike, rreziku është po njëlloj, sa i takon transmetueshmërisë, ajo është ulur relativisht”, tha mjeku.