Aktorja e njohur amerikane, Emma Roberts dhe partneri, Garret Hedlund do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. "Us Weekly" shkruan se burime të afërta për çiftin kanë treguar se 29-vjeçarja është në pritje të ëmbël.

Emma dhe Garret janë treguar shumë të rezervuar për jetën e tyre private dhe ende nuk kanë reaguar në lidhje me lajmin. Çifti janë parë për herë së bashku në Mars të vitit që lamë pas. Ato u shfaqën në publik të kapur përdore.

Lajmi i romancës së tyre erdhi pak pasi Emma i dha fund fejesës me ish të dashurin, Evan Peters.




