Çiljeta dhe Alban Hoxha janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar në media. Dyshja janë bashkë prej vitesh por tregohen shumë të rezervuar mbi jetën e tyre private.

Si rrallëherë, Çiljeta ka publikuar në rrjete sociale një video pranë partnerit. Në videon në fjalë, çifti janë në makinë duke udhëtuar dhe këngëtarja ka treguar se Albani është shumë shofer serioz.
“Se e kemi shoferin serioz ne timon", ka shkruar Çiljeta krahas videos.




