Futbollisti i Realit, Luka Joviç do të bëhet baba për herë të dytë. Partnerja e tij, modelja serbe Sofija Millosheviç është shtatzënë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë çifti ndërsa modelja nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur.

"Jam shumë i lumtur të ndaj me ju lajmin se së shpejti do bëhemi me një bebe. Të dua", shkruan Luka krah fotos me partneren.

Ky do jetë fëmija i dytë për futbollistin, i cili ka edhe një djalë nga lidhja e mëparshme me modelen Andela Manitasheviç.

Sofika është 28 vjeç dhe modele shumë e njohur në Serbi ndërsa Luka 22 vjeç.




