Prej ditësh, Kosova ndodhet në një gjendje alarmante nga Koronavirusi. Numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm, ndërsa sot është shënuar një tjetër viktimë.
Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë në QKUK ka bërë të ditur se ka humbur jetën një pacient 52-vjeçar. 52-vjeçari me iniciale Sh.Sh nga komuna e Istogut është viktima 41 nga Koronavirusi në Kosovë.
