Duke mos pasur qasje në internet prej një viti, mijëra banorë të Mianmarit në Azi nuk e dinë ç'po ndodh në botë me pandeminë e koronavirusit.
Në qershor të vitit të kaluar mbyllja e internetit u vendos në 8 qytete për shkak të shqetësimeve se interneti ishte duke u përdorur për të ndezur perleshjet midis ushtrisë dhe kryengritësve të Mianmar.

Ndërprerja e internetit ka penguar koordinimin e shpërndarjes së ndihmave dhe përhapjen e informacionit të azhurnuar mbi luftimet në rajon.
"Në një kohë konflikti midis ushtrisë Myanmar dhe Ushtrisë Arakan në shtetin Rakhine dhe mes një pandemie është e rëndësishme për civilët të marrin informacionin e nevojshëm për të qëndruar të sigurt", tha Linda Lakhdhir, këshilltare juridike.
