Anketa e Këshillit të Kooperimit Rajonal i ka nxjerrë shqiptarët si populli me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore të dritave dhe ujit, pagesën e qirasë, sigurimin e ushqimeve të nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe kalimin e pushimeve një javë jashtë vendit, ndër 5 vende të tjera të rajonit, si Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Mali i ZI.
Monitor.al raporton se sipas anketës, 26% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, dritat dhe qiratë, 16% nuk kanë mundësi për të paguar huanë dhe 64% nuk bëjnë dot pushime.
Sipas anketës 26% e qytetarëve shqiptar në vitin 2019 nuk kishin mundësi të paguanin faturat e dritave dhe të ujit, përqindja më e madhe në Rajon. Ndërkohë 10 % e boshnjakeve kanë pohuar vështirësi në pagesën e tyre, 19% e qytetarëve nga Kosova, 20 % e maqedonasve, 19% e qytetarëve të Malit të Zi dhe 17% e serbeve.

16% e qytetarëve shqiptar kanë pohuar se nuk kanë pasur mundësi të kryejnë pagesën e huasë, në raport me 9% të boshnjakëve, 14% e shtetasve nga Kosova, 13% e maqedonasve, 14 % e malazezëve dhe 7% për qind të serbëve.

Sipas anketës së Barometrit të Ballkanit, në vitin 2019, gati gjysma e shqiptarëve, 42% nuk kishin mundësi të siguronin ngrohje për banesën, ndryshe nga vendet e tjera ta Rajonit ku kjo përqindje ishte shumë e vogël.

Shqiptarët gjithashtu kishin përqindjen më të lartë në rajon për pamundësinë për të siguruar ushqimet dhe veshjet e nevojshme për familjen. 19% e qytetarëve të vendit tonë pohuan se nuk kishin mundësi të siguronin këto furnizimeve jetike.

Pyetjes “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, rreth 645 e shqiptarëve i janë përgjigjur Po.
Për këtë pyetje, të gjithë vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë për të bërë pushime, ku pas Shqipërisë renditet mali i Zi (48%), Maqedonia e Veriut (46%), Serbia (40%), Bosnjë Hercegovina (35%). Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit.
Burimi: Monitor.al

