Amila është vetëm 5 vjeç, por një nga vajzat më të famshme të Instagramit. Vogëlushja ka marrë vëmendjen prej kohësh me postimet e saj, ku imiton në mënyrë perfekte personazhet e ekranit, jo vetëm shqiptar, por edhe të huaj.

Së fundmi Amila ka pozuar njësoj si aktoret e njohura indiane e pakistaneze, duke përmendur këtu Katrina Kaif, Kinza Hashmi, Minal Khan etj.

Fotot kanë tërhequr vëmendjen e personazheve të njohur pakistanez dhe të mediave atje. Amila është kthyer në kryefjalë të mediave pakistaneze, të cilat e kanë cilësuar si "Mbretëresha e imitimeve".

Në një prej artikujve përmendet edhe fakti që Amila ka imituar familjen mbretërore. E ëma e vogëlushes tregon për "Xing.al", se për këtë artikull nga mediat pakistaneze, Amila ka marrë edhe një mesazh urimi nga Princ Leka.

Tashmë Amila është bërë pjesë e televizionit, pasi e kemi parë në emisione e intervista, por mesa duket e ardhmja e pret edhe jashtë kufijve shqiptarë./Xing.al






