Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e një video me pamje nga mrekullitë e vendit tonë, të cilat i quan perla.
Kryeministri i fton gjithë shqiptarët që të vizitojnë Shqipërinë këtë verë, në pamundësi për të lëvizur lirisht jashtë për shkak të situatës së koronavirusit.
“MIRËMËNGJES me disa imazhe perla të Shqipërisë, të cilat edhe me kushtet e pamundësisë për të lëvizur lirisht jashtë uroj të keni kohë e mundësi për t’i vizituar këtë verë. Unë rri në Shqipëri”, shkruan kryeministri Rama.
