Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Qershor 2020, 23:11

8 vite miqësi, Adrola Dushi dhe Kristina Baki bëjnë tatuazhet më domethënëse

Dy modelet bukuroshe, Adrola Dushi dhe Kristina Baki kanë plot 8 vite që janë shoqe të ngushta. Dyshja shihen pothuajse kudo në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe ndajnë çdo gjë së bashku.

Së fundmi, Adrola dhe Kristina kanë bërë një tatuazh në krah për të memorizuar vitin kur ka nisur shoqëria e tyre. "2012", kanë shkruar dy modelet.

Adrola ka publikuar në profilin e saj të Instagramit bardhë e zi krahas Kristinës, duke zbuluar tatuazhet domethënëse të shoqërisë së tyre. "Gjithçka filloi këtu...", ka shkruar ajo krahas fotos.