Gazetari kosovar, Berat Buzhala është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari me anë të një postimi në llogarinë e tij të Facebook-ut. Ai ka treguar se simptomat kryesore që i janë shfaqur janë temperatura dhe ethet.

"Sot e kam kry nje test ne QKUK dhe kam dale pozitiv, pra e kam virusin e njohur si COVID 19. Ne anen tjeter Leonard Kerquki qe rri non stop bashke me te ka dale negativ. Po du me thane qe algoritmi i ketij virusi qenka interesant. Qekaq. Ka mundesi qe krejt kemi me kalu kah ky viran. E di qe ju intereson: temperature dje kam pase ma shume, edhe ethe. Sot ma pak temperature e ma pak ethe. Nyjet nuk po me dhamin, ererat po i ni hala", ka njoftuar Buzhala.


