Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Qershor 2020, 17:05

'Çifti puthen në sediljen e fundit, unë ha 10 milion lekë gjobë', shoferi i autobusit në hall të madh

Transporti publik ndërqytetas ka nisur sot punë duke zbatuar të gjitha masat e përcaktuara si pjesë e parandalimit të përhapes së koronavirusit. Autobusët nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri do të udhëtojnë sot drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera. Mirëpo shoferët e autobusëve janë të pakënaqur me situatën. Ata shprehen se nuk kanë pasagjerë dhe se masat kufizuese janë shumë të rënda për ta.

Një prej tyre shprehet për "Fax News" se masat janë në dorën e pasagjerëve dhe për këtë nuk duhet të penalizohen shoferët.

“Kemi ardhur për të parë, kemi 4 muaj të bllokuar na ka marrë malli për rob. Unë punoj me Korçën, po nuk punoi urbani qytetas ne nuk punojmë dot. S’kemi pasur asnjë lloj ndihme, na kanë dhënë një pagë 400 mijë lekë, kemi paguar menjëherë 200 mijë lekë taksat, dhe mbeten 200 mijë lekë. Kemi investuar asnjë mjet nuk është i prodhimit më parë se 2008. Si mund të marrë furgoni 12 veta kur do 80 mijë lekë naftë. NA kanë vendosur masat na penalizon. Vjen çifti, ulet në sediljen e fundit me të dashurën e vete, e puth unë ha 10 milionë lekë gjobë”.