Me datë 18 Qershor, çifti shumë i dashur për publikun, Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi u bënë prindër për herë të parë. Jonida solli në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Emi.

Që nga ai moment dyshja nuk i kanë kursyer postimet në rrjete sociale, duke treguar se vogëlushja iu ka ndryshuar jetën. Së fundmi Jonida ka pozuar pranë Emit dhe fansat kanë mbetur gojëhapur.

Vetëm një javë pas lindjes dhe Jonida i ka mahnitur me format trupore. "Çfarë trupi, ke qenë apo s'ke qenë shtatzënë ti gocë", "Wow çfarë tipi, çfarë ke pëdorur që barku ka mbetur kaq i hollë?", "E sigurt që ke lindur ti? Super trup", "Jetën e gjatë bebi po barku ku iku kaq shpejt", "Në top formë në kohë rekord", këto janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar pafund aktoren bukuroshe.










